Konflikti, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së "rrëzon" drejtorin teknik
Disa ditë më parë, drejtori teknik i OSHEE-së Haki Mustafa shkarkoi nga detyra kreun e OSHEE-së së Elbasanit, Bukurosh Maçi.

Nuk ka zgjatur shumë dhe Këshilli Mbikëqyrës ka rrëzuar vemdimin e Mustafës duke lënë në detyrë Maçin.

Kjo është një tjetër përplasjes mes PD-së dhe PS-së për nëpunësit publik pas futjes së gjashtë ministrave teknikë në qeveri.

"Gjatë ditës së sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE). Gjatë kësaj mbledhjeje u konstatua se urdhri i Administratorit të shoqërisë OSHEE sh.a për pezullimin nga detyra të Z. Bukurosh Maçi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan është i pabazuar në ligj dhe është marrë nga Administratori i shoqërisë në kapërcim të kompetencave të tij të përcaktuara në statutin e shoqërisë OSHEE sh.a. Rrjedhimisht, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur mosmiratimin e urdhrit Nr.15238, datë 12.06.2017, të administratorit të OSHEE dhe ka kërkuar prej tij marrjen e masave të menjëhershme për revokimin e këtij urdhri"., - thekson OSHEE duke lënë në detyrë Maçin. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori