Një telefonatë në numrin e emergjencës 112 ka alarmuar policinë për të shtëna me armë në rrugën “Kajo Karafili”.
Mësohet se janë nisur shërbimet e Policisë, ku nga kontrolli i territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.
Nga verifikimet e kryera është mësuar se shtetasi A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, sëbashku me një shtetas tjetër ende të pa
identifikuar, kanë patur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll., ku A. N., e ka kanosur dhe shtetasi i pa
identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendie të lirë në ngarkim të shtetasit A. N., për veprën penale "
Kanosja", parashikuar nga Neni 84 i
Kodit Penal, si dhe për veprat penale "
Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësis publike", parashikuar nga Nenet 84, 278 dhe 274 të
Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit ende të pa
identifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2017,
ora 10:50