Konflikt me armë mes 4 të rinjve në Vlorë
Fatmirësisht ka përfunduar pa asnjë të lënduar një konflikt me armë mes katër të rinjve në qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar në orët e para të ditës së sotme, ndërsa dy prej të rinjve janë shoqëruar në komisariat.

Konflikti me armë është raportuar në orët e para të së martës, në një bilardo në qytetin e Vlorës. Mësohet se katër të rinjtë e përfshirë në konflikt, janë larguar nga vendngjarja pas të shtënave me armë.

Policia ka mundur të ndalojë dhe të shoqërojë në komisariat dy prej tyre, ndërsa po punon për të zbardhur motivet e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori