Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë, shkarkohet gjyqtarja e Tiranës
KPK ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Çano rezultoi se i kalon tre kriteret për vettingun duke u vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës profesionale. Gjithashtu ai uk del as i përfshirë me krimin si dhe është vlerësuar shumë mirë mbi profesionalizmin.

Në anën tjetër KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Anila Guri, e cila ishte edhe kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.


Shtuar më 19/07/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori