Konfirmohet! Makina e djegur në Vlorë u përdor nga autorët, gjendet brenda "kallashnikovi"
Pasditën e sotme në Vlorë u tentua të eliminohej Nikollaq Cepajt, i cili vetëm 3 ditë më parë kishte dalë nga qelia për një plagosje.

Pas atentatit ku u plagos dhe nipi i personit në fjalë, u gjet e djegur një makinë e cila u dyshua se mund të jetë përdorur nga autorët.

Pas gjetjes së makinës dhe shuarjes së flakëve, është konfirmua se makina në fjalë është makina e përdorur në atentat pasi brenda saj është gjetur arma e tipit "Kallashnikov".

Mjeti i gjetur është një tip “Benz Mercedez” me targë ‘AA918OU’ dhe në distancë kohore vendi ku është djegur është rreth 20 minuta nga vendi ku është bërë atentati.

Shtuar më 18/01/2020, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori