Gazeta zyrtare e Vatikanit konfirmon se katër Papë kanë pasur origjinë
shqiptare. Në një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope
Clement XI and the Albani Family” të publikuar në “Osservatore
Romano” gazetari italian ka paraqitur një biografi të shkurtër të Papës
Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje
shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë
shqiptare.
Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë
Papa i parë ne Vatikan me origjinë
shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake.
Papa Saint Caius (283-296) njihet si
Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të Vatikanit.
Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.
Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij
shqiptare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.
Papa Clement XI (1700-1721) është
Papa më i vonë me origjinë
shqiptare.
Sipas ‘Osservatore
Romano’ familja e
Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishte luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk.
Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij
shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij. Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore, transmeton telegraf. Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore
Romano”,
Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet
shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014,
ora 13:16