Britanikë që nuk i tremben Covid-19: Puthje, përqafime e gjithçka tjetër mund të shihje sot (FOTO LAJM)

Vetëm sot u regjistruan 422 viktima nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, ndërsa zyrtarët lajmëruan se pandemia vazhdon që të përhapet me shpejtësi.

Në Angli në 24 orët e fundit humbën jetën 83 persona, në Skoci 2 dhe në Uells 1 tjetër. Ditën e djeshme humbën jetën 55 persona.

Të konfirmuar janë 8 mijë britanikë të infektuar, por frika është se numri i të infektuarve mund të ketë shkuar në 400 mijë.

Shqetësimi i autoriteteve është se pavarësisht se kryeministri Boris Johnson tha se vendi do të vendoset në karantinë, e daljet nga shtëpia duhet të jenë për arsye të domosdoshme, britanikët nuk po i binden.

Parqet sot ishin plot, metrotë, e gjithashtu ata nuk i kursyen daljet dhe takimet me njëri-tjetrin.


Shtuar 24.03.2020 17:42