Dy viktima gjatë 24 orëve të fundit, si paraqitet situata e COVID 19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ne Maqedonine e Veriut ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e personave të shëruar ne 553.

Sipas qyteteve: Shkup-25, Kumanovë-13, Prilep-5, Strugë-1, Manastir-4, Ohër-1 dhe Koçani-4.

Dy pacient kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova. Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill. Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçe me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës. Keshtu numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedonine e Veriut ka shkuar ne 65.

Në 24 orët e fundit janë kryer 289 teste, prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2. Me statistikat e fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1399, prej të cilëve 781 raste janë aktive.


Shtuar 27.04.2020 13:07