Presidenti i Republikës, Bamir
Topi u nis sot drejt
Izraelit ku me ftesë të Presidentit
izraelit Shimon Perez, do të marrë pjesë në Konferencën
Presidenciale "Përballja me të nesërmen", që do të zhvillohet në Jeruzalem së cilës do t'i drejtohet edhe me një fjalim të veçantë kushtuar temës: "Ekonomia botërore - a do të përkeqësohet para se të përmirësohet?"
Konferenca e katërt
Presidenciale në Shtetin e
Izraelit do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të brezit të ri të udhëheqësve në fushat e tyre respektive nga anembanë bota.
Presidenti
Topi pritet të zhvillojë edhe një takim zyrtar me Presidentin e Shtetit të
Izraelit,
Shimon Perez si dhe me personalitete të tjera të ndryshme botërore të politikës, ekonomisë, sociologjisë, etj. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012,
ora 11:25