Konference mbi rolin që kanë vendorët për zhvillimin e rajoneve
Gjatë një konferencë të mbajtur gjatë ditës së sotme mbi politikat që duhej të kishte pushteti vendor për marrjen e disa nismave për zhvillimin e rajoneve brenda juridiksionit që ai ka, është vënë theksi tek roli që vendorët kanë për këto nisma.

Në këtë konferencë të pranishmit kanë shprehur se drejtuesit vendor duhet të ndërmerrnin iniciativa dhe politika për zhvillimin e rajoneve dhe nuk duhet të ndikohen apo pengohen prej ndryshimit të qeverisjes qendrore.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetsim në një tryezë diskutimi për këtë çështje diskutuan rreth rëndësisë së rajonevezhvillimin e përgjithshëm të vendit.


Në këtë tryzë kanë marrë pjesë këshilltari i kryeministrit Ylli Asllani i cili deklaroi se zhvillimi rajonal është i rëndësishëm dhe për këtë Shqipëria po ecën drejt decentralizimit.

“Reforma e Decentralizmit në Shqipëri filloi pas miratimit të Kushtetutës por një prej problemeve që shtë vënë re është përcaktimi jo i qartë në ligj i funksioneve dhe kompetencave të Qarqeve” - u shpreh ai gjatë fjalës së tij. /Albeu.com/

Shtuar më 10/11/2011, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori