Konferenca qe bashkoi shqiptaret dhe serbet ne Mitrovice
Albeu.com
Në Mitrovicë ka filluar sot konferenca për Forumin e Qyteteve të ndara, me mesazhin e përbashkët se bashkëjetesa është e vetmja rrugë e zgjidhjes. Në këtë konferencë që do të zgjasë deri më 28 maj ka pjesëmarrës të shumtë nga ..... qytetet Beiruti, Belfasti, Derry/Londonderry, Haifa, Jerusalemi, Kaduna, Kirkuku, Mostari dhe Nikozia. Konferenca nisi punën në Qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në anën jugore të qytetit ku Sadri Ferati, ministër i MAPL-së mes tjerash tha: “Kemi rënë dakort që të jemi tolerant. Jemi angazhuar për krijimin e kushteve për jetë më të mirë të të gjithëve në qytetin e Mitrovicës, për lëvizje të lirë dhe bashkëpunim. Njerëzit e vullnetit të mirë mund të gjejnë rrugë për krijimin e perspektivës për të mirë”.
Shtuar më 24/05/2010, ora 22:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori