Konferenca e
Nivelit të Lartë të OSBE-së, mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin në Shqipëri do të zhvillohet në 21 dhe 22 maj në Tiranë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Përhershëm i OSBE-së.
Ky është aktiviteti më i lartë i organizatës në fushën e të drejtave të njeriut që organizohet një herë në tre vjet në një nga vendet anëtare të OSBE-së.
Shtuar më 25/04/2013,
ora 14:23