Konferenca e kryetarëve: S'ka datë për mocionin e PS në Kuvend
Pëlqej
Konferenca e Kryetareve te Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, nuk gjeti kompromis për caktimin e një date kur do të zhvillohet mocioni me debat i paraqitur nga Partia Socialiste. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, përfaqësuesi i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, kërkoi që seanca e mocionit me debat për mospranimin e Shqipërisë në BE, të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Por përfaqësuesit e maxhorancës, konkretisht Astrit Patozi, nuk ishin dakord për një kohë të shpejtë. Ata kërkuan kohë për tu përgatitur. Pas qëndrimeve të kundërta mes dy palëve në Konferencën e kryetarëve është vendosur që data të caktohet me negociata mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi.

Rregullorja e Kuvendit parashikon se mocioni me debat nuk mund të shtyhet më vonë se 30 ditë nga paraqitja e tij.
Shtuar më 26/11/2010, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori