Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve
Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë veprimtarinë e tij më 17 janar. Kjo është vendosur në Konferencën e Kryetarëve që u mblodh sot nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një njoftim të zyrës së shtypit të Kuvendit thuhet se të pranishëm në Konferencë ishin nënkryetarët e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare si dhe Kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.

Gjatë mbledhjes u diskutua lidhur me programin si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-17 mars 2011.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi programin dhe kalendarin e paraqitur, duke e kaluar për miratim në seancën e radhës plenare.
Shtuar më 10/01/2011, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori