Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit
Pëlqej
Konferenca e Kryetarëve miratoi në mbledhjen e sotme kalendarin 3-javor të punimeveKuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta bëri me dije se në bazë të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 e Rregullores së Kuvendit, të hënën e parë të muajit shtator, nis sesioni i tretë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit.

Anëtarët e Konferencës së Kryetarëve pasi u njohën me kalendarin e punimeve diskutuan edhe për axhendën e seancës plenare. Z. Meta njoftoi të pranishmit në mbledhje se seanca e parë plenare për këtë sesion do të zhvillohet më datë 1 shtator 2014 dhe do të nisë në orën 17:00. Opozita nuk ishte e pranishme në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori