Konferenca e gjyqtarëve, gjyqtari i Gërdecit del në balotazh
Pëlqej
Votimi i sotëm në Konferencën Gjyqësore Kombëtare ka nxjerrë në balotazh dy kandidatët e Gjykatës së Lartë për në KLD.

Besnik Ymeraj, i njohur tashmë publikisht si gjyqtari që firmosi vendimin e pushimit të akuzës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ka dalë në balotazh me kolegun e tij Aleksandër Muskaj.

Aktualisht Konferenca është duke numëruar fletët e votimit për kandidatët e gjykatave të Shkallës së Parë ndërkohë që pritet të përsëritet votimi për dy kandidatët që kanë dalë në balotazh.
Shtuar më 15/11/2010, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori