Koncensionet, Berisha: Opozita presion ndaj fituesve
Kryeministri Berisha akuzoi sërish opozitën se po përpiqet të nxijë procesin e koncesioneve në Shqipëri. Në mbledhjen e qeverisë Berisha e ka cilësuar këtë përpjekje si mafioze.

"Përpjekjet e tipit më mafioz për të bërë presion mbi fituesit e këtyre koncesioneve duke përbaltur një proces të ndershëm ishin kryekëput shprehje e interesave të pandershme të grupeve të caktuara të akuzave që u faktuan pa asnjë përjashtim të pabaza, të pavërteta, trillime dhe shpifje” ka theksuar Berisha.

Sipas tij qeveria po punonte për kalimin e procedurave tërësore elektronike ku të gjitha ofertat, fituesit dhe kushtet që kanë fituar do të jenë online.

"Hapi i dytë i madh, kalohet në procedurën tërësore dixhitale, elektronike. Në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike do mund të lexohen nga cilido të gjitha ofertat, të gjithë fituesit, dhe kushtet në të cilat kanë fituar. Kjo përbën gjithashtu një hap shumë të madh në përpjekjen tonë për të konsoldiuar në këtë vend partneritetin për një qeveri të hapur", tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2012, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori