Komuniteti Mysliman: Do te angazhohemi kunder ligjit
Albeu.com
Komuniteti Mysliman ka kundershtuar fort nismen ligjore te kryeministrit per lejimin e martesave mes homoseksualeve. Nenkryetari i ketij komuniteti, Saimir Rusheku tha se ne bashkepunim me te gjitha komunitetet fetare ne vend, do te nisin nisma sensibilizuese per te ndalur kete projektligj.
“Kerkojme qe Shqiperia te mos bjere ne papergjegjshmerine e perversitetit moral”, tha Rusheku.

Perfaqesuesit e te gjitha komuniteteve fetare kane theksuar se kjo nisme e shoqerise civile do te shenoje nje precedent te rende per shkaterrimin e vlerave te familjes.

“Komuniteti Mysliman nepermjet ketij mesazhi i ben thirrje ligjvenesve te rinj qe te vleresojne si nje norme shume te rendesishme morale, traditen e familjes se forte shqiptare”, tha Rusheku.

Komuniteti Mysliman ka kerkuar qe qeveria shqiptare te merret me zgjidhjen e nje sere ceshtjeve te rendesishme per kombin sic eshte edhe respektimi i femrave mysliman qe aktualisht ndihen te diskriminuara nga shoqeria shqiptare. (tch)
Shtuar më 01/08/2009, ora 00:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori