“Dramë” në Durrës, Teuta barazon në “frymën e fundit” duke ndarë pikët me Kukësin

Teuta dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë në “Niko Dovana” në një ndeshje dramatike e cila është mbyllur me dramë në minutat e fundit.

Kukësi mendonte se kishte siguruar tre pikët pasi kishte përmbysur avantazhin e vendasve. Kallaku shënoi me penallti për Teutën e më pas po nga pika e bardhë ishte Shkurtaj i cili barazoi shifrat. Më pas, ishte sulmuesi i Kukësit që tundi rrjetën pas një aksioni model të Abazajt dhe la të mendohej se u siguruan tre pikët.

Por në shtesë, Kallaku nxori nga repertori i tij një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës, duke dërguar sferën në rrjetë dhe duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët.


Shtuar 29.02.2020 18:13