Komuniteti i Energjisë: 4 vitet e fundit nuk realizuat asnjë reformë
Komuniteti i Energjisë ka dhënë 'alarmin', teksa ka bërë me dije se në 4 vitet e fundit nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik.

"Në Shqipëri, në 3-4 vitet e fundit nuk është realizuar asnjë reformë në sektorin energjitik. Për më tepër, Enti Rregullator i Energjisë duhet të jetë i pavarur dhe nuk duhet të ndryshojë sa herë ndryshojnë qeveritë".

Ka qënë ky reagimi i ardhur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese të Kuvendit.

Kryetari i këtij Sekretariati, Janez Kopac, prezantoi Raportin Vjetor në zbatim të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për vitin 2013-2014. Në raport vlerësohet se Qeveria shqiptare, Ministria e Industrisë, duhet të mbështesin OST-në dhe OSHEE-n, ndryshe ish-CEZ në uljen e humbjeve të energjisë, duke vendosur një treg të qëndrueshëm.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nuk sygjeron rritjen apo uljen e çmimit të energjisë, por është e rëndësishme që çmimi i energjisë të reflektojë kostot. Çmimin e energjise e vendos tregu, por në Shqipëri kjo gjë nuk ekziston. Fillimisht duhet të krijohet një treg energjie konkurues.

Humbjet dhe borxhet në sistemin energjetik janë të mëdha, duhet të ulen, do të ishte mirë që Shqipëria t’i zgjidhte këto probleme, por kjo kërkon kohën e saj. E rëndësishme është që çmimi duhet të reflektojë kostot”, tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori