"Komunikimi i fundit në orën 3, si nuk i thashë të dilte", flet shoku i ngushtë i piktores që vdiq në spital
Diena Meçaj Karanxha humbi vajzën e saj 8-vjeçare nga tërmeti por pasi e nxorrën nga rrënojat vdiq edhe vetë.

Shoku i ngushtë i saj Klajdi Hysenllari ka treguar në Ftesë në 5 komunikimin e fundit me të dhe pengun: “Si nuk i thashë të dilte përjashta”.

“Pallati ku banonte Diena ska pësuar asnjë lloj dëmi dhe kjo ishte fatkeqësia më e madhe. Në 3 pa 10 e ndjeva tërmetin që ra dhe hyj në FB dhe statusi i parë që shoh ishte i Dienës.

Me parë kishte shkruar ra tërmet dhe të dytin kishte bërë share një portal që shkruante ra tërtmet në durrës, ishe kaq ballë. I shkruaj dhe i them o Djen nuk ishte kaq, por 4.4 ballë. Kam folur në 3 të mëngjesit.

Nuk e di pse i thoja Zotit sot gjatë gjithë ditës, si nuk i thashe dil përjashta që mos të kapë muri”, tha ai.

Shtuar më 28/11/2019, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori