Komunikata e UCK-se eshte derguar nga Zvicra
Albeu.com
Komunikata e UÇK-së dhe përgjegjësi i saj i nënshkruar si Avni Selimi, ku është marrë përgjegjësia për incidentin në Bllacë është dërguar nga Zvicra. Kjo është kumtuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e cila ka hetuar ...... se komunikata në disa media ishte dërguar nëpërmjet një serveri nga Zvicra.

Zbulimi i saj është bërë nëpërmjet IP-adresave, ku është zbuluar se letra është dërguar nga Zvicra, ndërsa MPB ka theksuar se do të kërkojë hollësi nëpërmjet Interpolit dhe policisë zvicerane, raporton INA.

Sipas MPB-së, deri tani nuk dihet identiteti i saktë i Selimit, nënshkrimi i të cilit është i pranishëm në komunikatë.

Ky emër nuk është i njohur gjithashtu edhe nga drejtues të lartë të ish-UÇK-së, tanimë të përfaqësuar në radhët e BDI-së dhe partive tjera. MPB nuk sqaron se nga ka ardhur deri tek adresat e internetit ku është dërguar kjo komunikatë në disa media.
Shtuar më 04/05/2010, ora 22:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori