Komuna Qender vazhdon te injoroje propozimin per Burmaline
Albeu.com
Kryetari i komunës qendër Vlladimir Todoroviç as në seancën e sotme nuk vendosi në rend dite iniciativën e BFI–së për ndërtimin e xhamisë Burmali në qendër të Shkupit. Arsye për këtë sipas Todoroviçit është mungesa e vullnetit te këshilltarët nga rradhët e LSDM-së për të debatuar këtë çështje.
Ai nuk precizoi datën se kur do ta vendoste në rend dite këtë nismë por theksoi se kjo do të ndodh në momentin kur do të ketë sinjale pozitive nga opozita se janë të gatshëm për të hapur debat.
"Do të duhet që të krijohet ambient te këshilltarët që të marrë sinjal se ajo edhe mund të ndërtohet ndërsa ju them se unë mund ta vendosë edhe në seancën e radhës por ndjenja ime është se ajo nuk do të kalojë pas informacioneve që I kam nga këshilltarët", thotë Vlladimir Todoroviç, kryetar i komunës Qendër.
Këshilltarët nga radhët e LSDM kanë kërkuar që tu dorëzohen materiale për kërkesën e BFI–së, por Todoroviç konsideron se nuk mund të ketë materiale shtesë përpos iniciativës së BFI–së, në të cilën kërkohet qartë që në planin detal urbanistik të vendoset edhe xhamia Burmali.
Këshilltarët opozitarë kritikuan Todoroviçin se në tre muajt e parë të vitit ka harxhuar 140 milion denarë për përmendore duke i anashkaluar sferat tjera të cilat do të ndikonin në zhvillimin e komunës.
"Po del se vetëm me ndërtimin e përmendoreve po zhvillohet komuna. Unë edhe njëherë apelojë deri te ju kryetar i komunës që seriozisht që të shqyrtoni këtë çështje dhe të shihni cilat janë shkaqet se pse nuk realizohet buxheti i komunës i paraparë për këtë tre mujor", tha Jovica Ostoiç, këshilltarë nga rradhët e LSDM–së.
"Kryesisht obligim i yni është që në bazë të asaj që është realizuar edhe t'i realizojmë pagesat dhe ka ndodhur pagesa në këtë periudhë kur nuk janë harxhuar shumë para për rikonstruimin e rrugëve apo gjërave të tjera", sqaroi kryetari Vlladimir Todoroviç.
Në fillim të majit në shesh u vendosën përmendoret e revolucionarëve maqedonas Goce Dellçev dhe Dame Gruev ndërsa komuna qendër planifikon që të vendosë edhe 17 përmendore të tjera. (alsat-m)
Shtuar më 18/05/2010, ora 16:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori