Kompozitori i njohur kërcënohet me jetë
Çështja e pronës ka vënë në rrezik një kompozitor shqiptar, ku pas kërcënimeve të mara me jetë, ai është detyruar që ti dërgojë një letër kryeministrit Rama.

Kompozitori i njohur Limos Dizdari është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie. Bëhet fjalë për Qendren Kulturore dhe Artistike "Dea" në Ksamil të Sarandës.

Dizdari i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, ku i shpreh shqetësimin në fjalë.

"I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i rrezikuar”, shkruan Dizdari.

Kërcënimi është bërë nga disa persona, të cilët kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ndodhet qendra kulturore e kompozitorit. Intelektualë të tillë si Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, etj, kërkojnë që kërcënimi ndaj Dizdarit të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2016, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori