Kompanise turke do t'i vendosen afate per venien ne pune te operatorit te trete celular "Eagle Mobil"
Albeu.com
Kompanise turke Calik Energji do t'i vendosen afate te percaktuara per venien ne pune te operatorit te trete celular ne vend "Eagle Mobil", bene te ditur sot burime nga ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve.Sipas burimeve te mesiperme, me hartimin e nje kontrate shitblerje, e cila perfshin kushtet e operimit per te ardhmen, pjese e se ciles eshte edhe "Eagle Mobil", do te vendoset nje date per venien ne pune te tij. Ne plan biznesin paraqitur nga specialiste te transporteve eshte parashikuar qe ne fazen e pare te "Eagle Mobil" te investohen rreth 20 milion euro dhe synohet te arrihet ne mbi 80 mije abonente. Qeveria shqiptare miratoi pak dite me pare vendimin per shitjen e 76 % te aksioneve te kompanise se vetme te telefonise fikse ne vend Albtelekom, kompanise turke Calik Energji, me nje vlere pre 120 milion euro. Albtelekom prej me se nje viti ka edhe licensen per ofrimin e sherbimit te rrjetit celular ne vend. bw
Shtuar më 03/06/2005, ora 14:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori