Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Kompania s'paguan borxhet, per nje muaj 13 shqiptar ngelen peng ne anije
Albeu.com
Një anije shqiptare me 13 persona në bord ka mbetur e bllokuar në një port të Libisë për shkak se kompania nuk u paguan detyrimet doganore. Kapiteni i anijes, Armando Ulqinaku bëri të ditur nëpërmjet telefonit për ..... News24 se anija shqiptare “Brustel” e kompanisë “Bruno” shpk ndodhet prej një muaji në Portin Nisurata të Libisë.
“Që nga data 22 janar kemi ardhur në portin e Libisë nga Tunizia dhe nuk mund të largohemi nga këtu pasi agjencia e udhëtimit nuk pranon të na japë dokumentet e anijes, pasi kompania i detyrohet në shumën 39 mijë euro”, ka thënë ai.

Ulqinaku shpjegon se ka kontaktuar me menaxherin e firmës para 4 ditësh dhe asnjë kompromis nuk është rënë mes tyre.

Gjendja është rënduar së tepërmi ditën e premte kur njërit prej anëtarëve të bordit i vdiq gruaja në Shqipëri nga një sëmundje e rëndë dhe agjencia nuk pranoi riatdhesimin e tij më asnjë kusht. “Ç’të bëjmë, vdekja ndodhi mbrëmë, personi nuk lëviz dot nga Libia. Mbetemi peng i kompanisë që na ka lënë në mëshirë të fatit pasi nuk na mundëson kthimin ne atdhe. Pronari nuk na hap telefonin”, tha Ulqinaku.

Anija “Brustel” është një anije transballkanike dhe merr ngarkesa të përgjithshme. Në bordin e saj ndodhen 13 shqiptarë. Udhëtimet e gjata nuk janë të parat për këtë anije. Anija kishte udhëtuar nga Tunizia në Libi dhe kishte destinacion Italianë, në bordin e të cilës ndodhen mallra të ndryshme.

Kapiteni shpjegon se situata do të zgjidhej vetëm nëse paguhen detyrimet. Sipas tij çështja i është bërë e ditur dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. (bw)
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori