Shqipëria pritet që të modernizojë sistemin e radarëve dhe sistemin e saj të brendshëm të komunikimit për informacionet e rëndësisë së veçantë.
Burime për Portalin Albeu bëjnë të ditur se sot në orët e paradites, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë
italiane “
Selex”.
Axhenda e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka vijuar mesditën e sotme me një takim të veçantë me delegacionin e inxhinierëve italianë të kompanisë “
Selex”, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Ministrinë e
Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm. Qëllimi i kësaj vizite mësohet se ka qenë prezantimi i projekteve nga kompania “SELEX” i sistemeve të radarëve për mbrojtjen ajrore, sistemit për kontrollin e brigjeve detare, informatizimin e Ministrisë së
Mbrojtjes, si dhe për krijimin e një sistemi komunikimi ndërinstitucional të sigurisë “TETRA” ndërmjet Ministrisë së
Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo ka vlerësuar projektet e paraqitura nga përfaqësuesit e kompanisë “
Selex”, si një kompani serioze dhe me standarde konkurruese në tregun evropian dhe më gjerë. Vizita e inxhinierëve të kompanisë “
Selex” do të vijojë ditën e nesërme, me takimin në nivel ekspertësh të Ministrisë së
Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, të cilët do të diskutojnë dhe vlerësojnë në mënyrë specifike ofertat e paraqitura nga kompania
italiane. Shqipëria këto ditë pritet që të ratifikojë edhe një marrëveshje me Turqinë për modernizimin e ushtrisë dhe të aeroportit të Kuçovës. /Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014,
ora 16:49