Kompania celulare sqaron të vërtetën: A ia dërgoi Lulzim Basha mesazhin Eni Vasilit?!
Kompania celulare Vodafone Albania ka reaguar në lidhje me mesazhin që u lexua pak ditë më parë në studion e “Open” nga meoderatorja e këtij emisioni që kishte
mbërritur nga telefoni i kreut të opozitës, Lulzim
Basha.
Në lidhje direkte me emisionin ishte i ftuar kryeministri Edi Rama teksa po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në vend, kur u ndfërpre nga Vasili për ti lëxuar një sms të
mbërritur sipas saj nga
Basha.
Në të shkruehje se nëse Rama nuk e menaxhonte dot
krizën ku ndodhet vendi, ti hapë rrugë atij për ta drejtuar
Basha qeverinë, ndërsa kjo ngjalli reagime të shum,ta, mesazh të cilin PD e përgënjeshtroi të kishte autorësinë e kryetarit të saj.
Vodafone Albania
sqaron se mesazhi në fjalë nuk ka
mbërritur nga
Basha ndërsa
sqaron se është regjistruar nga një platformë e huaj jashtë rrjetit të saj teksa vendos në dispozicion edhe numrin përkatës por nuk është bërë publik.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili shkruan:
E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar
krizën.
Shtuar më 20/03/2020,
ora 15:59