Kompania amerikane nis fushaten per PD, Berisha: Barbour [email protected] do paguhet nga anetaresia e PD
Pëlqej
Albeu.com
TIRANE - Kompania amerikane "Barbour Griffith & Rogers" ka shpallur dje objektivat e saj per te bere fushaten e Partise Demokratike.TIRANE - Kompania amerikane "Barbour Griffith & Rogers" ka shpallur dje objektivat e saj per te bere fushaten e Partise Demokratike. Perfaqesuesi i kesaj kompanie Lanny Griffith ka shprehur besimin se lideri i PD-se Sali Berisha eshte i afte te qeverise vendin per here te dyte. Gjithashtu, Griffith ka deklaruar se fushata do te bazohet te mesazhi dhe jo tek ana teknike e saj. Berisha dhe Griffith nuk kane pranuar te bejne publike kontraten, por pagesa e kompanise do te behet nga deget lokale te partise. Lanny Griffith ka folur dje me gjuhen e Berishes, megjithese ishte hera e pare qe vinte ne Shqiperi dhe jepte konferencen e pare per shtyp. I shoqeruar nga Berisha, Griffith e ka cilesuar udheheqjen e socialisteve te deshtuar dhe te korruptuar, duke e pare shpresen e ndryshimit veten me ardhjen e PD-se ne pushtet. Duke folur per dekaden e pluralizmit, Griffith tha: "Ka pasur progres te konsiderueshem, vecanerisht nen udheheqjen e Berishes, por ka pasur edhe shume zhgenjim, vecanerisht gjate sundimit te korruptuar socialist te Fatos Nanos. Kjo eshte arsyeja pse une jam sot ketu". Pas nje eksperience te suksesshme ne fushaten elektorale te presidentit amerikan Xhorxh Bush, kjo kompani vjen me optimizmin per te risjelle ne pushtet demokratet. Te mesuar qe te mos humbin ne cdo fushate qe kane marre pjese, BG&R kane deklaruar dje se do te japin gjithe profesionalizmin e tyre per te bere nje fushate te suksesshme.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori