Laçi u trondit nga të shtënat, kush është 21 vjeçari i plagosur

Laçi është tronditur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur një 21 vjeçar.

Abc Neës shkruan se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit ku i plagosur me një plumb në kofshë ka ngelur shtetasi Kreshnik Tusha, 21 vjeç. Ndër të tjera mësohet se i riu është nisur drejt Tiranës për një mjekim te specializuar.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Gjithashtu një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një hoteli në autostradën që lidh Lezhën me Mamurrasin, dhe viktima është Bujar Lika, dhe është plagosur një 53 vjeçar.


Shtuar 30.05.2020 21:20