Komitetit i Helsinkit: Mesimi fetar nuk i duhet nxenesve
Albeu.com
Shkup -Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mësimit fetar nëpër shkolla.Komiteti i Helsinkit ka vlerësuar se mësim-besimi fetar në shkollat fillore nuk do të ndikonte për dialog më të mirë kulturor, por vetëm do të shtonte mosmarrëveshjet ndërfetare dhe jotolerancën.

“Kompjuterë, teknologji të reja, gjuhë të huaja dhe projekte të tjera zhvillimore i duhen nxënësve dhe jo lëndë të reja”, thekson Komiteti. Kjo organizatë gjithashtu ka nënvizuar se nuk duhet të promovohet vetëm një religjion, por duhet që njohja filozofike dhe historike me religjionet të shfrytëzohet vetëm për forcimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. (INA)
Shtuar më 25/04/2009, ora 22:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori