Kuvendi pritet të vendosë sot për kërkesën e opozitës ”Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë lëvizjeve në Policinë e Shtetit” Kërkesa e diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve, u refuzua nga maxhoranca, ndërsa
opozita pretendon se argumentet e përdorur prej saj janë antiligjorë dhe të pajustifikueshëm. Hetimi parlamentar i kërkuar nga
opozita lidhet me situatën e rendit në Shqipëri, ku sidomos në dy muajt e fundit, është konstatuar një rëndim i kriminalitetit.
Opozita pretendon se kjo gjendje është pasojë e largimit nga detyra të specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të paaftë. Gjithashtu, parlamenti pritet të miratojë sot dhe pr/vendimin “Për shqyrtimin me procedure të përshpejtuar të projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe
projektit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe KFW FRANKFURT AM MAIN, për financimin e
projektit Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014,
ora 11:33