Komisioni per arsimin, Tafaj flet per ndyshimet ne ligj
Albeu.com
Ministri i arsimit dhe shkencës Myqerem Tafaj flet para komisionit për edukimin dhe informimin e publikut në lidhje me disa ndryshime në projektligjin për arsimin e lartë.
Sipas ministrit Tafaj vendosja e kritetrit të mbrojtjes së gjuhës angleze kërkohet në mënyrë që universitetet tona të jenë konkuruese edhe në vende të tjera dhe se synohet që të tërhiqen edhe pedagogë të huaj. Ndërsa një tjetër çështje që shkaktoi debat ishte dhe procedura që duhet të ndjekin rektorët dhe dekanët nëse largohen për të dhënë mësim diku tjetër. Ndërkohë që në komisision kanë marrë pjesë edhe grupe të tjera të interesit përfshirë këtu rektorin Dhori Kule dhe rektorin i Universitetit Europian Ardian Civici. Pritet që pas seancave dëgjimore ndryshimet të kalojnë për votim nen për nen.
Shtuar më 16/07/2010, ora 14:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori