Komisioni për antikorrupsion kundër muzeut të UÇK-së
Albeu.com
nga Laura PapranikuKomisioni shtetëror për anti – korrupsion është shqetësuar nga shndërrimi i shtëpisë së Jashar Beut në muze të UÇK-së.Komisioni shtetëror për anti - korrupsion ka dorëzuar në Prokurorinë Publike nismën për ngritjen e procedurës për ndjekje penale ndaj kryetarit të komunës Çair Izet Mexhiti dhe personave zyrtarë të komunës për dyshim se kanë kryer veprën penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare lidhur me fillimin punimeve për restaurimin e shtëpisë së Jashar Beut në lagjen Ceravë të Komunës së Çairit. “I pari i ka tejkaluar kufizimet e detyrave të tij zyrtare pasi pa leje nga Ministria e Kulturës dhe në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka filluar restaurimin e shtëpisë së Jashar Beut në Çair për të cilën është miratuar akt për mbrojtje, ndërsa të dytët nuk e kanë kryer detyrën e tyre zyrtare pasi kanë mundësuar që në kundërshtim me dispozitat ligjore të bëhet rinovimi i objektit të mbrojtur të Jashar Beut në Komunën e Çairit’, akuzoi kryetarja e Komisionit për antikorrupsion Mirjana Dimovska.
Komisioni për anti - korrupsion po ashtu ka ngritur iniciativë edhe ndaj përgjegjësve të Postave të Maqedonisë për vjedhjet që janë bërë nga viti 2003 deri në maj të vitit 2008. Sipas të dhënave nga komisioni nga viti 2003 e deri në vitin 2006 kësaj ndërmarrje i është shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 50 milion denarë.
Ndërsa vetëm në sulmin e fundit ndaj Postave të Maqedonisë që ndodhi më 14 mars 2008 janë vjedhur mbi 40 milionë denarë.
“Në periudhën prej 17 qershor 2003 deri më 9 maj 2008 kur janë kryer sulmet ndaj makinave të Postave të Maqedonisë me mosrealizmin e detyrës zyrtare i kanë shkaktuar dëm ndërmarrjes publike, në atë mënyrë që transportin e parave dedikuar pensionistëve dhe të tjera nuk e kanë kryer në pajtueshmëri me procedurat dhe standardet e parashikuara për një veprim të tillë”, theksoi Dimovska. Komisioni anti - korrupsion njoftoi se sa i përket 3000 punësimeve, pjesëtarë të bashkësive etnike jo maqedonase që u realizuan pas shpërbërjes së Parlamentit, qeveria ka informuar se bëhet fjalë për program vjetor. Megjithatë ky institucion ka kërkuar të ndërpriten punësimet deri sa të përfundojë procesi zgjedhor. (Lajm)
Shtuar më 24/05/2008, ora 18:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori