Komisioni i Ligjeve voton pro ngritjes së komisionit hetimor “Sollaku 2”
Albeu.com
Ora: 12: 30Me 11 vota pro Komisioni i Ligjeve ka aprovuar kërkesën e deputetëve të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor për Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërkohë, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Ligjeve votuan kundër ngritjes së këtij komisioni.Më parë të dyja palët debatuan rreth kushtetueshmërisë së këtij komisioni hetimor.


11: 00 “Sollaku” debatohet në Komisionin e Ligjeve

Është mbledhur Komisioni i Ligjeve rreth nismës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ndërsa vetë Kryeprokurori është i pranishëm në këto punime.

Kërkesën e 28 deputetëve të pozitës për shkarkimin e tij e paraqiti deputeti i Partisë Demokratike Sali Shehu.

Ligjvënësi demokrat e motivoi këtë kërkesë më faktin se Sollaku ka kryer shkelje gjatë mandatit të tij në krye të organit të akuzës.

“Është rritur numri i cështjeve të pushuara, ndërsa Kryeprokurori vazhdon të shkelë proceduarat për ekstradimet, anashkalon vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë si dhe i mungon tërësisht vullneti për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, theksoi në fjalën e tij deputeti Shehu.

Nga ana e tij, Kryeprokurori Sollaku u shpreh se kërkesa e maxhorancës për komisionin hetimor bie ndesh me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Jam gati të kuntribuoj për reformimin e sistemit qoftë edhe me largimin tim”, deklaroi në fjalën përmbyllëse Kryeprokurori. start
Shtuar më 22/10/2007, ora 19:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori