Komisioni i Ligjeve shqyrton relacionin per Vexhi Mucmaten
Albeu.com
Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore shqyrton relacionin për Vexhi Muçmatën, i propozuar nga Presidenti i Republikës për anëtar të Gjykatës së Lartë.
Raporti po lexohet nga deputeti demokrat Viktor Gumi . Partia Demokatike kërkon rrëzimin e Muçmatës pasi sipas Gumit ai nuk është kandidat i besueshëm.
Në seancën dëgjimore që u zhvillua më datë 6 korrik në Komisionin e Ligjeve, Muçmata pranoi se kishte qenë anëtar i Partisë së Punës. Gjatë kohës së diktaturës, zoti Muçmata, ka kryer detyren e hetuesit, por tha se nuk i kujtohej të kishte kaluar çështje me karakter politik. Muçmata i ftoi deputetët të shikonin dokumenta të kohës, nëse gjendej ndonjë i tillë.
Shtuar më 12/07/2010, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori