Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Nishanit
Pëlqej
Update- Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot dekretet e Presidentit Bujar Nishani për ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, si dhe atë të Reformës Territoriale.

Pas rrëzimit të ligjit për KLD-në, ky komisin rrëzoi edhe ligjin për Territorialen për të cilin relatori Blendi Klosi theksoi se argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit nuk qëndrojnë.

“Presidenti e rrëzoi në mënyrë absurde këtë reformë”, tha Klosi. I ashpër në qëndrim ndaj Presidentit të Republikës ishte deputeti Spartak Braho, i cili tha se Bujar Nishani me kthimin e dekreteve ka shkelur Kushtetutën dhe ka shpërdoruar detyrën.

11:33- Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot dekretin e presidentit, Bujar Nishani, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në mbledhjen e sotme, ky komision ka nisur punën edhe për shqyrtimin e dekreteve të tjera të Presidentit.

Ndërkaq kreu i KomisionitLigjeve, Fatmir Xhafaj, ka nënvizuar faktin se përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ata janë lajmëruar. Në mbledhjen e sotme, mungon sërish opozita, e cila vijon të bojkotojë të gjitha komisionet. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori