Berisha sulmon Ramën: Shqiptarët s’kanë marrë asnjë qindarkë

Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, rastin e disa qytetarëve, të cilët shprehin ankesën për “pagën e luftës”.

Personi që drejton një agjensi udhëtimi, bën me dije se u refuzohet paga e luftës për dy arsye. Për faktin se janë një biznes ku ushtrojnë detyrën dhe se nuk kanë ndërprerë sigurimet.

Sipas tij, kjo gjë është paradoksale. Kjo pasi atij i quhet një biznes i lejuar, ndërkohë që kufijtë kanë qenë për tre muaj të mbyllyra.

E ndërsa në një rast tjetër, një qytetar denoncon faktin se paga e luftës mbetet ende e pa marë. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, shprehet se punonjësit e OST nuk kanë tërhequr asnjë lekë.

Statusi:

Denoncojne Edvin Genjeshtren per mashtrimin me pagat e luftes! Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha

Doja te ngreja nje shqetesim tek ju pasi ne asnje vend nuk mora nje zgjidhje. Jam nje agjensi udhetimi dhe na refuzohet paga e luftes per 2 arsye: qe jemi biznes i lejuar te punojme dhe qe nuk kemi nderprer sigurimet.

Si mund te jet biznes i lejuar nje agjensi udhetimi nderkoh qe kufijte jan per tre muaj te mbyllur dhe pse duhet te nderpresim sigurimet kur ato i kemi per te ardhmen tone? Vetem zeri juaj mund te ndrryshoj dicka per ne. Faleminderit

PRSH Z BERISHA TE GJITHE PUNONJESIT E OST KANE MARE PAGA LUFTE PO LEKE NUK KANE TERHEQUR NJE ZOT E DI KU KANE PERFUNDUAR.

RRESPEKT PER JU. I nderuar zoti Berisha kur do i shperndaj pagat e luftes 40000 lekshin ky genjeshtari jan shum e shum njerez si un qe skan marr as edhe nje qindark turp se ngeli duke thene edvin mafia qe i kan marr do i marrin zotri nuk i duam leket ne 2021 na duhen ne ket ko qe jemi pa pun …anonim ju lutem


Shtuar 9.06.2020 14:56