Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin për azilin
Pëlqej
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot projektligjin për azilin në Republikën e Shqipërisë. Duke prezantuar risi të këtij ligji, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se ky projektligj erdhi si nevojë e mangësive që kishte ligji ekzistues.

"Projektligji ngre një Komision kombëtar për azilantët dhe refugjatët. Ai parashikon parimin e moskthimit kur personi konsiderohet si rrezik për vendin apo është i dënuar me shtatë vjet heqje lirie”, sqaroi ministri Tahiri.

Projektligji i ri do të përmbledhë dy ligje, atë për azilin në Republikën e Shqipërisë, si dhe ligjin për bashkimin familjar. Gjithashtu sipas projektligjit të ri, pritet ngritja e një komisioni kombëtar për refugjatët dhe azilkërkuesit. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori