Firmato kokë e këmbë, Manjola Nallbani e përkushtuar për look-un edhe në përditshmëri (FOTO LAJM)

Nëse e has rastësisht në rrugë, sidomos në zonën e ish-Bllokut ku ajo banon dhe del shpesh në këmbë, nuk do të kesh asnjë surprizë të pakëndshme.

Manjola Nallbani, këngëtarja aq e dashur për të gjithë ne, ashtu si në skenë edhe jashtë saj, në jetën e përditshme, është gjithmonë me një pamje ontop.

Gjithmonë e veshur bukur, e kombinuar, me flokë të krehura deri në përsosmëri, me aksesorët e duhur, të cilat di t’i kombinojë aq mirë, shkruan Panroama.

Me një fjalë, Manjola është një ikonë e modës po aq është dhe ikonë e muzikës.


Shtuar 17.02.2020 10:54