Komisioni i Ligjeve merr në pyetje Manjola Bejlerin
Pëlqej
Komisioni i Ligjeve
Për më shumë se dy orë e gjysmë, Komisioni i Ligjeve ka marrë në pyetje kandidaturën e dytë të Presidentit për anëtare në Gjykatën e Lartë, Manjola Bejleri. Me një karrierë 11 vjecare si gjyqtare dhe kryetare e Shoqatës së e Gjyqtarëve, Bejleri është bombarduar me pyetje nga deputetët e djathtë rreth kundërshtive që ajo ka shfaqur lidhur me reformën në drejtësi por edhe ligjin e Lustracionit.

Reagimet e saj, kryesisht kundër këtyre dy projekt/ligjeve, Bejleri i ka argumentuar kështu: “Krijonte një organ të ri tërësisht politik i cili përcaktonte të qënit ose jo gjyqtar dhe që kushtetushmërisht ngrihej mbi të gjitha organet kompetente për shkarkimin e gjyqtarëve. Pra ky ishte një parashikim antikushtetues të cilin e ka verifikuar dhe përcaktuar edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj. Lidhur me miratimin e këtij ligji i cili nuk duhet të bëhej më një shumicë të thjeshtë të anëtarëve të Kuvendit por më një shumicë të cilësuar sic parashikonte neni 81 pika 2 e Kushtetutës” u shpreh Bejleri.

Gjyqtarja Bejleri ka dhënë opinionin e saj edhe për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë , ku sipas saj imuniteti ka penguar në luftën ndaj korrupsionit dhe disa veprave penale. Ajo shtoi se heqja e imunitetit duhet të vijë gradualisht.
Shtuar më 08/11/2010, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori