Komisioni i ligjeve diskuton "Nëpunësin Civil"
Komisioni i Ligjeve shqyrton sot aktin normativ të qeverisë, që shtyn me 6 muaj përdorimin e ligjit për nëpunësin civil. Ligji që përcakton detyrimet dhe përfitimet e punonjësve të administratës publike, ishte një ndër 3 kushtet e Brukselit për marrjen e statusit kandidat. Të enjten e shkuar, Partia Demokratike ankimoi vendimin e qeverisë, për të vonuar zbatimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Deputetët e opozitës nuk do të jenë të pranishëm në seancë, ndaj maxhoranca do të miratojë e vetme, aktin normativ më të kundërshtuar të qeverisë “Rama”. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori