Komisioni i Ligjeve, debate dhe sherre
Debate të ashpra, sharje e fyerje personale në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohej për projektligjin për lojrat e fatit. Ndërsa projektligji diskutohej nen për nen ka pasur shkëmbime batutash mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës të pranishëm në mbledhje.

Shkak për nisjen e sherrit duket se shërbeu deklarata e kryetarit të komisionit Ilir Rusmajli, sipas të cilit ka deputetë socialistë që bëjnë pastrim parash tek lojrat e fatit dhe mbajnë "ngrohtë" edhe deputetë të tjerë socialistë.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri, i cili ka përsëritur faktin se tashmë kanë dalë në dritë lidhjet e pushtetit me Prudentinot. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet edhe më shumë. Ka replikuar menjëherë ashpër deputeti i PD-së, Paloka, i cili e ka sharë personalisht Tahirin. Më tej debati ka degjeneruar në te tjera sharje personale.

Deputetët "vëzhgues" kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën ndërkohë që kreu i komisionit, Ilir Rusmajli ka mbyllur mbledhjen. (albeu.com)
Shtuar më 27/10/2010, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori