Komisioni i Jashtëm ka pranuar propozimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duke futur në procedurë rezolutën çame. Në mbledhjen e sotme të komisionit janë përzgjedhur edhe dy relatorët, të cilët do të merren me shqyrtimin e rezolutës çame, Fatbardh Kadilli nga PD-ja dhe Qemal Minxhozi nga PS-ja.
Deputetët e PDIU-së Shpëtim
Idrizi dhe Dashamir Tahiri dorëzuan më 10 dhjetor 2012 në Kuvend rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.
"Brenda javës rezoluta do të shkojë në Parlament për votim. Kemi besim se ajo do të votohet nga deputetët. Nuk tolerojmë ndryshime për abrogim të ligjit të luftës", u shpreh
Idrizi. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013,
ora 11:31