Komisioni i Ekonomisë thërret sërish sot inspektoren e BSH-së
Pëlqej
Komisioni Ekonomisë ka thirrur sërish sot Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi e cila
refuzoi një ditë më parë ftesën për të marrë pjesë në këtë komision në lidhje skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH-së.

Mungesa në mbledhjen e djeshme ka detyruar kreun e këtij komisioni Erjon Braçe që t’i dërgojë një ftesë tjetër duke paralajmëruar shkarkimin e saj nëse nuk merr pjesë.

“Jemi para një problemi shumë të madh, mos funksionimin e këtij institucioni. Para një refuzimi të inspektorit të Bankës së Shqipërisë për t’u pyetur para Komisionit të Kuvendit që e zgjedh dhe e shkarkon. Jemi para një prej pikave që shërben për shkarkimin e inspektorit, siç është funksionimi joetik i rregullores. Inspektori ka detyrim ligjor për t’u paraqitur para Komisionit. Nëse e pranojmë këtë gjest do të tregonte rënien e Republikës”, - tha Braçe.

Për ditën e sotme është parashikuar edhe dëshmia e ish-Inspektorit të Përgjithshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori