Me vota unanime,
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar pr/vendimin për
shkarkimin e Ardian
Fullanit, nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ky vendim vjen pas propozimit që Këshilli Mbikëqyrës i institucionit më të lartë financiar në vend, i ka bërë Kuvendit për
shkarkimin e
Fullanit.
Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit kanë qënë deputetët e mazhorancës, ndërkohë që opozita vijon bojkotin.
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe deklaroi:
“Shkresa e Këshillit Mbikëqyrës që vë në dijeni Kuvendin për
shkarkimin e
Fullanit, mbështetur në nenin 47, pika 2, gërma c të ligjit për Bankën e Shqipërisë.
Baza ligjore ka qenë kjo: Motivacioni është “shkelje e etikës në Bankën e Shqipërisë dhe cënimi i thellë i interesave të BSH-së”.
Komisioni e ka gjetur në përputhje me ligjin për BSH propozimin e Këshillit dhe e ka miratuar
shkarkimin në unanimitet”. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014,
ora 12:24