Komisioni i Ekonomisë kërkon shkarkimin e inspektores së BSH
Pëlqej
Komisioni i Ekonomisë i kërkoi sot Kuvendit nisjen e procedurave për shkarkimin e inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Shkak për këtë është bërë mungesa e saj në seancat dëgjimore të këtij komisioni, ku ajo do të jepte dëshminë e saj në lidhje me përgjegjësitë administrative të saj në vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga Thesari i Shtetit.

“Ka ardhur një letër. Inspektori i Përgjithshëm refuzon të vijë, duke u bazuar në disa prej neneve që në fakt nuk kanë lidhje me Kushtetutën. Ky është absurdi që thotë: Unë nuk vij para komisionit por prap thotë se do i përgjigjem me shkrim. Propozimi është që kryetari i Kuvendit të vë në dijeni Konferencën e Kryetarë për të nisur procedimin me shkakrimin e Inspektorit të BSH-së”, tha Braçe.

Në seancë dëgjimore sot është thirrur edhe paraardhësja e saj, Teuta Baleta.
Shtuar më 04/09/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori