Komisioni Hetimor për Policinë, PD pranon ofertën e PS
Partia Demokratike pranon ofertën e paraqitur nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Kuvendi miratoi me 106 pro, 3 kundër dhe 4 abstenim Komisionin Hetimor për Policinë.Negociatat janë zhvilluar midis Oerd Bylykbashit nga PD dhe Gramoz Ruçit nga PS në mjediset e Kuvendit. Burime bëjnë të ditur se drejtimi i Komisionit do t'i lihet opozitës, e cila është edhe nismëtarja e ngritjes së këtij komisioni hetimor për të kontrolluar të gjithë lëvizjet e personelit të bëra që nga shtatori në Policinë e Shtetit. Grupi i PD-së zhvilloi mbledhje grupi te SHQUP-i. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi nga opozita që për të ngritur Komisionin Hetimor të sjellë një kërkesë sipas ligjit për objektin dhe përbërjen dhe menjëherë do të miratohet. Ruçi i ka kujtuar opozitës së sotme se, kur ishte në mazhorancë nuk ka miratuar plotë 14 kërkesa për komision hetimor. “Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thoshit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisionit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë”, deklaroi Ruçi./albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori