Komisioni hetimor për drogën, seanca nesër debat të fortë
parlament
Kuvendi pritet që të hedhë nesër në votim kërkesën e grupit parlamentar demokrat për trafikun e drogës me objekt “ “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët”.

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni të ri Hetimor për çështjen e trafikut të drogës. Përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur se një komision me objekt të njëjtë hetimi ka filluar nga puna për të hetuar akuzat e opozitës për drogë. Kreu i grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi u shpreh se në komisionin ekzistues, opozita ka të drejtë të hetojë për këtë çështje. “Jo më larg se dy javë përpara e kemi diskutuar këtë problem. Këtë pretendim që sot opozita e ka, e hodhi edhe dje. U azhornua në Parlament me ngritjen e komisionit hetimor. Dhe unë do të ftoja opozitën që nëse e keni vërtet seriozisht, jepni të gjithë kontributin tuaj, te komisioni hetimor tashmë i ngritur, thërrisni kë të doni”,- tha Ruçi. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2014, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori