Komisioni Evropian rekomandoi heqje te vizave per Maqedonine
Albeu.com
Komisioni Evropian rekomandoi heqje të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga 1 janari i viti 2010, njoftuan sot në konferencën për shtyp në Bruksel zëvendëskryetari dhe ministër i Drejtësisë, Zhak Baro dhe komisari evropian për zgjerim të BE-së Oli Ren."Jam i kënaqur që mund t'u njoftoj për heqjen e vizave afatshkurte për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ky është një moment historik në marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Liberalizimi i vizave do të kontribuojë për marrëdhënie më të afërta dhe të shpeshta të shtetasve të këtyre tre vendeve me shtetet nga zona e shengenit", deklaroi Baroso.

Ai theksoi se vendimi të rekomandohet heqje të barrierës së shengenit është rezultat i përmbushjeve të kushteve të vendosura në itinerarin në suaza të procesit për liberalizim të vizave i cili është prezantuar në gjysmën e parë të vitit 2008, ndërsa me të cilin kërkohej vendosja e pasaportës biometrike, menaxhim të mirë me kufijtë dhe migrimet globale, rezultate kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe tregtisë me njerëz dhe respektim i të drejtave të njeriut.

Baro theksoi se Maqedonia, në pajtueshmëri me vlerësimet nga ekspertët e Komisionit Evropian, ka arritur rezultate më të mira në përmbushjen e kritereve.

Komisari evropian Ren deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme për vendet nga Ballkani Perëndimor, por edhe për Evropën. Ai shfaqi bindje se rekomandimi për heqjen e regjimit të vizave do të konfirmohet edhe nga Këshilli i ministrave i vendosur prej se do të kalojë edhe në Parlamentin Evropian.

"Për banorët e Ballkanit Perëndimor kjo do të thotë se nuk ka më shumë radhë para ambasadave dhe mbledhjen e shumë dokumenteve për marrjen e vizave. Ato do të munden lirisht të udhëtojnë dhe t'i vizitojnë të afërmit e tyre dhe miqtë në Bashkimin Evropian, do t'u mundësojë studentëve lirisht të udhëtojnë te kolegët e tyre, ndërsa gjithashtu kjo ka të bëjë edhe për biznesin", tha Ren.

I pyetur për atë nëse Greqia do të bëjë probleme me pasaportat biometrike të qytetarëve të Maqedonisë, komisari evropian i BE-së tha se pasaportat biometrike janë garanci e plotë për sigurinë e BE-së dhe kufijve të saj.

"Qëllimi jonë është evropianizimi i shoqërive civile dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së e përkrahin këtë mënyrë të mendimit. Kjo çështje nuk duhet të lidhet me çështje të tjera për veç me sigurinë dhe kushtet teknike për heqjen e vizave të vendosura në suaza të dialogut për liberalizim të vizave", tha Ren. /mia/
Shtuar më 15/07/2009, ora 19:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori